Arrestohet një person i kërkuar për mashtrim

Policia sot ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale ‘mashtrim’, i dënuar me 4 vite e 10 muaj burg.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin: F.Z. i lindur me 1965.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.