Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Në kuadër të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore-Prishtinë, gjatë ditës së sotme, policia e Hanit të Elezit ka arrestuar F.B. (36) në bazë të urdhëresës ED.nr.1505/17.

Pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej tre vjetësh.

Policia nuk ka bërë të ditur arsyet e dënimit të personit në fjalë.