Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Sot, në ora 10:50 në fshatin Begracë të Kaçanikut policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.L (M/K) i moshës 36 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’me dënim burgimi prej tetë (8) muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, thuhet në njoftimin e policisë.