Arrestohet një person i dyshuar për vjedhjen tragjike në Shtime

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person si i dyshuar për grabitjen në Shtime ku mbeti i vrarë një person.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar majori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.

Hajdini ka thënë se disa çaste më parë është arrestuar një person i dyshuar lidhur me grabitjen në Shtime.

“I dyshuari i parë i mundshëm për grabitjen në Shtime është arrestuar para disa çastesh në Prishtinë. Policia e Kosovës është duke e vazhduar operacionin e saj në kryeqytet dhe në Pejë”, ka thënë Hajdini për Ballkani.info.

Kujtojmë se në rastin e lartëpërmendur të vjedhjes në Shtime, mbeti i vdekur njëri nga grabitësit.

Të arrestuar për këtë janë dy pronarët e Shtëpisë që dyshohet se rrahën për vdekje grabitësin që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre. /Ballkani.info

loading…