Dhuna

Arrestohet një person, dyshohet se rrahu katër femra

Një person është arrestuar në Podujevë gjatë së mërkurës.

Ai dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.