Prishtinë

Arrestohet një i mitur në Prishtinë pasi theri me thikë një tjetër

Një i mitur është arrestuar për shkak se gjatë një përleshje kishte therur me thikë një të mitur tjetër.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:30, në Prishtinë.

utje në raport thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se gjatë një përleshje kishte therur me thikë viktimën mashkull  kosovar (i mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin zyrtar.

VIDEO BONUS: Gashi emocionohet kur flet për heroin Agim Ramadani: Është i skalitur përherë në shpirtin tim