Policia e Kosovës

Arrestohet një i mitur në Lipjan, i sulmoi me thikë dy të mitur të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Lipjan, meqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë.

Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË – Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 08.02.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit  mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

BONUS VIDEO: “I keni leju zgjedhjet serbe, i keni leju targat e dinarin”, ministrja Haxhiu kapet keq me opozitën