Një person është arrestuar si i dyshuar për një vrasje në tentativë që ka ndodhur në Prishtinë më 18 dhjetor 2022.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se nga i dyshuari janë konfiskuar disa pjesë të armës së djegur, që është përdorur për këtë rast.

“VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 18.12.2022 – 18:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  dhe nga ai janë konfiskuar disa pjesë të pistoletës së djegur që është përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ballkani.info