Të mërkurën është arrestuar një person në Gjilan për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është bërë kontrollimi i zyrës dhe shtëpisë së të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht: katër USB, 16 bllok dëftesa, katër zarfe me fletë dëftesa, shtëpizë kompjuteri, si dhe dokumente të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme si dëshmi materiale.
I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.







