Një i dyshuar është arrestuar në Fushë Kosovë.

Ai e goditi me thikë një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË

Fushë Kosovë / 09.04.2025 – 16:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.