Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar, i gjenden 37 gram substancë narkotike

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, të cilit gjatë kontrollit, i është gjetur dhe konfiskuar 37 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari është dërguar në stacion për t’u intervistuar dhe më pas është liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt. /Ballkani.info/

Raporti i plotë i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 37 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.