Arrestohet gruaja në Prishtinë, shkrep katër plumba me revole në dasmë

Policia e Kosovës dje pasdite, rreth orës 16:25, ka arrestuar një femër në Prishtinë, në rrugën “Fatbardha Gega”.

Ajo u arrestuar pasi kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me  një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet.