Arrestohet një femër në Mitrovicë, rrahu nënën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën së saj, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.