Arrestohet një burrë për ngacmim seksual të një të miture në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovice Jugu, 29.05.2021 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.