Një burrë në Dragash është arrestuar pasi ka rrahur dhe i ka bërë për spital gruan dhe vajzën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

DHUNË FAMILJARE

Dragash, 24.10.2021 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.