Arrestohet një boshnjak për krime lufte, ishte polic në Gjurakoc të Istogut gjatë viteve ‘98-’99

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar një boshnjak me inicialet E.B., i cili dyshohet se është përfshirë në masakrën e Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të nacionalitetit boshnjak me inicialet E.B., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999,  ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut.

“Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale arrestohet një person për Krime Lufte

Prishtinë, 19 tetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet E.B, i nacionalitetit boshnjak.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999,  ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë  pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona.

Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor.