Arrestohet një anëtar i LDK-së, pasi kërcënoi grupin tjetër

Një anëtar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mati, me inicialet B.G, është arrestuar dje pasdite nga Policia e Kosovës, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.

Sipas burimeve të Kosovapressit, anëtari i LDK-së, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.

Përndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit.