Arrestohet një 74 vjeçar në Pejë, dyshohet se rrahu gruan e djalit

Një i moshuar në Pejë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer vepren penale “Dhunë në familje”.

Ai dyshohet se ka rrahur renë e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se i moshuari u ndalua për 48 orë.

“Po, një i moshuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe ka përfunduar në ndalim policor për 48 orë” – tha ai.

Siç raporton gazeta Sinjali, i dyshuari është i moshës 74 vjeçare.

I njëjti thuhet se i ka kërkuar gruas së djalit të tij të largohet nga shtëpia.