32 vjeçari

Arrestohet një 32 vjeçar i dënuar për grabitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dënuar për grabitje.

32 vjeçari është arrestuar nga njësitet e stacionit policor në Podujevë.

“A. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me  burgim ( 3 vite e 6 muaj) , për veprën Grabitje.”

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.