Arrestohet një 30 vjeçar në Ferizaj, kërkohej për shpërndarje droge

Njësia e Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që të ndalojë dhe të arrestojë, sot një person nga Ferizaj, me inicialet K.S , i moshës 30 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale.

“Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.