Arrestohet një 25 vjeçar që dyshohet se dhunoi vajzën e zhdukur në Gjakovë, policia jep informata

Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur dje në stacionin policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një djal.

Në lidhje me këtë rast Policia në Gjakovë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës 25 vjeçare.

Sipas policisë, më 30 gusht pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person.

“Datë 26.08.2021, viktima vajzë e mitur, është paraqitur nga familjarët si person i zhdukur. Por më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person. E njëjta është intervistuar ne prezencën e Avokatit dhe Zyrtarit te QPS-e.            Ne lidhje me rast janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakove, ku janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari. K.I.N. i lindur 1996, shqiptar, kosovar”, thuhet nga policia.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje për 48 orë.

Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

 Rasti si i tillë procedohet në Prokurorinë e shtetit.

            Hetimet tjera shtesë do të ndërmirren nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë.