Prishtinë

​Arrestohet një 22-vjeçar i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për rastin vrasje në tentativë më datë 2 dhjetor 2023, rreth orës 23:30, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Arrestimi i A. H. (22), shtetas i Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale vrasje në tentativë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe shtytja.

I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut