Arrestohet nëna që plagosi me thikë mësuesen në Prishtinë, policia jep detaje

Sot në shkollën ‘7 Marsi’ në Prishtinë, një nënë ka therrur me thikë një mësuese.

Burime nga QKUK-ja kanë thënë për Ballkani.info se mësuesja e plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Ballkani.info se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.

“Pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore ku edhe kanë arrestuar personin e dyshuar për therrje, si dhe është konfiskuar arma e ftohtë (thikë), me të cilën dyshohet se është kryer plagosja”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bëhet fjalë për therrje ndaj një mësuese femër, 49 vjeçare me inicialet V.P., ndërsa e dyshuara e arrestuar, është një femër 38 vjeçare me inicialet B.D. /Ballkani.info