Pejë

Arrestohet nën dyshimin për korrupsion, gjyqtari Sali Berisha

Është arrestuar nën dyshimin për korrupsion gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Lajmin për Kohën Ditore e ka konfirmuar prokurori i rastit, Blerim Isufaj.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Isufaj i ka thënë gazetës se “vetëm mund të konfirmoj arrestimin e Berishës” por se për detaje nuk mund të flasë.

Siç ka mësuar gazeta Berisha është arrestuar për shkak që ka marrë para për të vendosur për një rast në favor të akuzuarit.

loading…