Arrestohet në Tiranë italiani me tre emra

Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari  nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:

– Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale ‘Mashtrim Financiar’ dhe ‘Mashtrim kompjuterik’.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e ‘Ali Demit’.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.