Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se është arrestuar A.H, i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen ‘Ortakoll’ në Prizren.

Arrestimi i tij është bërë në Suedi nga autoritetet suedeze, duke u bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtarë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Tutje nga Prokuroria është theksuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.