Arrestohet në Romë ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla

Ish-kryeprokurori Adriatik Lalla është arrestuar sot në Romë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, konfirmojnë burime për “Panorama.al”.

Llalla qe shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.

Ish-kryeprokurorit i ishin sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës.