Arrestohet në Pejë shtetasi i huaj i kërkuar nga INTERPOL

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Pejë.

Kjo pasi gjatë verifikimit të tij ka rezultuar se pasaporta e prezantuar nga ai ishte e vëllait të tij.

Po ashtu, i njëjti ishte në kërkim nga INTEROPOL-i në shtetin e tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.