Arrestohet në Pejë një person për ndërtim pa leje të shtëpisë

Në qytetin e Pejës është arrestuar një person i cili po e ndërtonte shtëpinë pa leje.

Një e dyshuar është arrestuar dje në Pejë pasi kishte vazhduar ndërtimin e shtëpisë edhe pse më herët ishte ndërprerë puna nga inspektorët komunal për shkak të mos posedimit të lejes së ndërtimit, njofton Policia e Kosovës.

Nga policia thonë se e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

loading…