Arrestohet në aeroportin e Prishtinës qytetari që kërkohej nga Zvicra

Një person është arrestuar në aeroportin Adem Jashari, në Prishtinë pasi kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet zvicerane.

Sipas policisë bëhet e ditur se i arrestuar është shtetas i Belgjikës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.