Ngacmim

Arrestohet mitrovicasi, sulmoi seksualisht një femër të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të dyshuarin mashkull K-shqiptar, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur seksualisht viktimën e moshës së mitur

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që dyshohet që i njëjti kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K-shqiptare e moshës së mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë