Arrestohet miliarderi, vendosi të brendshme grash në vend të maskës

Autoritetet në Norvegji arrestuan miliarderin John McAfee pasi refuzoi të vendoste një maskë të certifikuar në ambiente të mbyllura dhe në vend të saj zgjodhi ta mbulonte gojën dhe hundën me një palë të brendshme grash.

McAfee i cili ka bërë miliona dollarë me programin anti-virus me të njëjtin emër shpjegon në Twitter se u ndalua nga disa oficerë norvegjezë të cilët nuk u impresionuan nga maska që ai kishte krijuar me një palë tanga.

Po ashtu bashkëshortja e tij konfirmoi se John ishte vendosur nën arrest ndërsa ajo ishte ndaluar për disa minuta dhe më pas ishte lënë e lirë.

“Insistoj se është me e sigurta e mundshme dhe refuzoj të vendos diçka tjetër në të mirë të shëndetit tim”, shkruan 74-vjeçari John McAfee në përshkrimin e fotos ku shfaqet me të brendshme grash në vend të maskës.