Policia e Kosovës, ka arrestuar sot kryeshefin e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi.

“Dyshohet për veprën penale ‘marrje e ryshfeti’ në bashkëkryerje me të dyshuarin A.B. (Arben Bilalli). Me këto veprime i dyshuari i potencuar dyshohet se kryer veprën penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, thuhet në përgjigjen e zyrës së mediave të Policisë së Kosovës.

Luan Latifi në gusht të vitit 2019 ishte emëruar kryeshef ekzekutiv të KPM-së.

Ndërsa vendimi për emërimin e Latifi për kryeshef ekzekutiv ishte marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën kryeshef ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Ndërsa, mësohet se ky është i arrestuari i dytë lidhur me këtë rast, pasi të martën është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Arben Bilalli.