Lajmi i fundit

Arrestohet kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

Jorgo Goro i cili vazhdon të funksionojë si kryebashkiaku i Himarës, edhe pse humbi zgjedhjet më 14 maj, është arrestuar këtë të shtunë.-

Sipas euronews.al, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

Goro është thirrur katër herë në SPAK në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tenderë por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.

Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS-së.

Ndërkohë më herët SPAK ka sekuestruar sipërfaqen e tokës prej rreth pesë mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.