Një femër është arrestuar në Pejë pasi që ishte në kërkim nga autoritetet norvegjeze që nga viti 2016, shkruan arbresh.info.
E dyshuara është dërguar në mbajtjeje.
“Lagje Fidanishte, Pejë 08.02.2022-13:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritet norvegjeze që nga viti 2016. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.







