Vjenë

Arrestohet koloneli spiun austriak që për tri dekada punoi për Rusinë

Një kolonel në pension i ushtrisë austriake është akuzuar se ka punuar si spiun rus. Ai është arrestuar, kanë njoftuar prokurorët austriakë.

Koloneli, emri i të cilit po mbahet i fshehtë, është arrestuar për shkak të dyshimeve se mund të largohet nga vendi, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë në Salzburg, raporton AP.

Oficeri i pensionuar i ushtrisë austriake i cili dyshohet se për shumë dekada ka spiunuar për Rusinë, ka punuar në Ministrinë austriake të Mbrojtjes, ka bërë të ditur e përditshmja austriake, “Profil”, transmeton Ballkani.info.

Spiuni është zbuluar në bazë të informacioneve të besueshshme të një shërbimi informativ “miqësor”, kurse “Profil” thekson se së bëhet fjalë për shëbimin informativ gjerman “MAD”.

Kontaktin e parë koloneli austriak dhe shërbimi informativ rus e kanë pasur në vitin 1988 gjatë vizitës së tij në Teheran, ku është rekrutuar dhe më pas për tri dekada i ka dërguar Rusisë informacione, për të cilat është paguar 300 mijë euro.

Koloneli ka vepruar në mënyrë shumë profesionale, ka pasur funksion të rëndësishëm në drejtimin e ushtrisë. Çdo dy javë ka mbajtur kontakte me lidhjet e tij ruse përmes emrit të koduar “Jurij”.

Pas këtij zbulimi, ambasadori i Rusisë në Vjenë është ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku i është dhënë vërejtja zyrtare nga Austria. Kjo ka bërë që edhe Rusia të reagoj ashpër, prandaj raportet ndërmjet dy vendeve janë në nivelin më të ulët të mundshëm. /Ballkani.info/