arrestim

Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar, kapet me drogë në Greqi

Këngëtari shqiptar Arjan Begaj është kapur me drogë në Greqi.

Sipas policisë greke, këngëtari i njohur shqiptar, u kap prej departamentit të anti drogës së Atikës, së bashku me një shtetas grek me sasinë prej 1 kg kanabis sativa si dhe 50 gramë kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9500 euro kash si dhe një pistoletë dhe 4 fishekë të kalibrit 6.3 mm.

Këngëtari i njohur shqiptar kishte leje qëndrimi në Greqi dhe u arrestua në zonën Artemidha të Atikës.

Në banesë iu gjetën 50 gramë kokainë dhe paratë, ndërsa kanabisi iu gjet në kohën që u arrestua së bashku me shtetasin grek.

Hetimet vazhdohen prej anti drogës së Atikës, ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.