Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit në Manhatanin e poshtëm, ku ai është i arrestuar dhe po qëndron në paraburgim policor.

Kështu po raporton CNN. Sipas këtij raportimi, Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit.

Më pas, ai do të dalë në sallë gjyqi, ku do të gjykohet.

Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.