Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor në Ministrinë e Financave.
Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari ka është arrestuar pasi që ka kryer veprën “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
“KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/Prishtinë 01.06.2023 – NN. Lidhur me rastin me datën 26.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, inspektor në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve i cili dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur.. Me këtë rast i dyshuari dyshohet se i ka bërë favor kompanisë ku punonte viktima”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ballkani.info







