Xhihadisti francez, Peter Sherif, i dyshuar si ideator i atentatit në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në janar të vitit 2015 në Paris, u arrestua në Xhibuti dhe tashmë ndodhet në duart e policisë franceze.

Lajmi është konfirmuar nga e përjavshmja franceze “Marian”, e cila citon burime të qeverisë.

36 vjeçari ishte mik i vëllezërve Kouachi, autorë të masakrës në redaksi, i njohur dhe me emrin Abu Hamza, i cili ishte në arrati që nga viti 2011.

Sherif ishte një nga terroristët më të kërkuar në botë.

Me precedent të lehtë penalë, Sherif ka luftuar në Irak në fillim të vitit 2000. Ishte i dënuar nga irakianët në vitin 2006, por u arratis para se të arrestohej sërish dhe ti dorëzohej autoriteteve franceze.

I lënë i lirë në pritje të procesit gjyqësor, ai arriti të zhdukej ditën e fundit të procesit të tij në janar të 2011.

Pasi arriti në Jemen, ai u bë pjesë e radhëve të Al Kaides, ku u bashkua me një nga vëllezërit Kouachi, Said.

Sipas policisë, Peter Sherif është një nga ideatorët dhe urdhëruesit, pra protagonist kryesor i masakrës së “Charlie Hebdo”. Ai ka pasur kontakte dhe me Amedi Kulibali, autor i sulmit në supermarketin për hebrenj në Paris, dy ditë më pas.