Ferizaj
Arrestohet i mituri pasi kanosi shoqen e klasës
Policia e Kosovës në raportin e saj ditor njofton se është arrestuar një i mitur.
Kjo pasi i dyshuari kanosi shoqen e klasës së tij. Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje në qytetin e Ferizajit, përcjellë lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit i mituri u dërgua në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Ferizaj 12.10.2018 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili kishte kanosur në klasën e saj viktimën femër K-shqiptare e moshës së mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.