Një person i kërkuar nga policia është arrestuar në Kaçanik sot për shkak të veprës penale “Kanosje” për të cilën është dënuar me tetë muaj burgim.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit personi në fjalë është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Me datën 05.02.2024, rreth orës 11:20 në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik, gjatë patrullimit kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.D (M/K), i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim.
VIDEO BONUS: Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë: S’po na marrin parasysh kërkesat







