Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen në kazino në Lipjan.
Lajmin për Ballkani.info e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Bëhet fjalë për të dyshuarin në rastin në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku u vra një person i moshës 36 vjeçare.
Nga policia është thënë që sapo të mbarojnë procedurat e bastisjeve dhe mbledhjes së provave, do të lëshohet edhe komunikata e plotë për media.
36 vjeçari, Florent Ahmetaj ishte nga fshati Rrezall në komunën e Skenderajt, por që punonte në një lokal të lojrave të fatit në Lipjan. /Ballkani.info







