Foto: Kallxo.com

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj, dyshohet se është ish-bashkëshorti i viktimës

V.A, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në Ferizaj, është arrestuar nga organet e rendit.

Një grua u vra me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndërsa dyshimet rëndojnë që në rast i dyshuar është ish-bashkëshorti i saj.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Sipas informatave që kam pranuar nga PK , i dyshuari është arrestuar”- tha Jashari për KALLXO.com