Është arrestuar ish-ushtari Kyle Clifford (26), i cili dyshohet se ka vrarë gruan dhe dy vajzat e komentatorit të njohur të BBC-së, John Hunt, transmeton Ballkani.info.
Ai dyshohet për vrasjen e Carol Hunt (61) dhe dy vajzave të saj Hannah (28) dhe Louise (25) në një pronë në Bushey.
Një deklaratë nga Policia e Hertfordshire tha se Clifford u gjet në veri të Londrës dhe u trajtua për plagët e tij. Policia ka theksuar se nuk kanë qëlluar në drejtim të tij, raporton The Guardian.
Policia beson se i dyshuari i njihte viktimat dhe askush tjetër ende nuk është lidhur me këto tri vrasje.
Burimet thonë se Carol Hunt është gjetur në korridorin e shtëpisë me lëndime në gjoks.
U vu në dukje se viktimat nuk ishin të lidhura në momentin e gjetjes, por edhe se u gjetën gjurmë që sugjeronin se ishin të lidhur para vrasjes. /Ballkani.info/







