Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Albert Mujës

Sot gjatë ditës është arrestuar nga Policia e Kosovës, Lundrim Beqiri.

Beqiri dyshohet se me datën 30 Tetor 2021, kishte privuar nga jeta të riun, Albert Muja.

I dyshuari Beqiri sot u sjell në stacionin e Policisë së Kosovë në Mitrovicë i lidhur në pranga.

Ndryshe, vrasja e Mujës kishte bërë që të reagojnë të gjitha institucionet, duke kërkuar drejtësi për të gjitha vrasjet.