Arrestim

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e nëntë shtëpive në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçar, nën dyshimin se ka kryer nëntë vjedhje.
A.H. 33 vjeç që është prangosur nga policia me dyshimin se ka kryer nëntë vjedhje.

“Cak i këtyre vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara, të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në kohë të ndryshme në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit.