Agron Gashi

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Pejë

Është arrestuar Agron Gashi, me nofkën “Gon Ozdrimi”, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Pas një punë intenzive dhe një punë të plotë me krimet e rënda, personi i dyshuar është lokalizuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Edhe policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit.

“Pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbёshtetur edhe nga njёsitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari: Agron Gashi i lindur me 19.11.2002. Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rëndë nё tentativё”.

Njëri prej të plagosurve në Pejë mbrëmë është në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë, por më stabile sesa i plagosuri tjetër.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Pas një intervenimi të gjatë kirurgjik ka ardhë në Mjekimin Intensiv Qendror. Lëndimet e kanë pru pacientin në gjendje shumë të rëndë të shokut, për shkak të gjakderdhjes shumë të madhe që e ka pësu. Gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe kritike”, ka thënë shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

Ndryshe, tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:25 në Pejë.

Të plagosurit u transferuan nga Spitali i Pejës në QKUK në gjendje të rëndë.