Arrestohet i dyshuari për grabitjen e Moneygram-it në Mitrovicë

Është grabitur sonte një pikë transferimi parash në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për qendrën e transferimit “Moneygram”.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Fexhrije Pllana nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

Kjo e fundit tha se Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarin nga i cili janë sekuestruar një shumë parash dhe një armë lodër.

“Policia është akoma duke hetuar rastin”, shtoi ajo.