Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në një market në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Gjilan kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur më 17.11.2020, në një market në Prishtinë, ku viktimës grua nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash.

“Ndaj personit të dyshuar: D. D, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.